Një grua në Maine, SHBA, u kafshua nga një ari në oborrin e saj derisa po mbronte qenin, duke përfunduar me disa qepje në spital.
Lynn Kelly ishte në oborr kur qeni i saj u largu në pyje duke i lehur diçkaje. Pas pak kohësh qeni u kthye në oborr me një ari të zi prapa tij, ka thënë Mark Latti nga Departamenti i Kafshëve të Egra.
Kelly qëndroi dhe e bëri veten të dukej e madhe, gjë që rekomandohet gjatë përballjes me një ari të zi. Por, në vend se të tërhiqej ngadalë, ajo vazhdoi konfrontimin me ariun, gjë që nuk është e rekomandueshme, tha Latti.
Ariu u kap shkurt në kyçin e dorës së Kellyt pasi ajo e grushtoi në hundë kafshën, dhe përfundoi me qepje në spital, shkroi AP.
Është e rrallë që dikush të kafshohet nga një ari në Maine. Përballjen me arinjtë mund të reduktohen duke larguar mbeturinat, ushqimin për kafshët dhe gjëra të tjera që tërheqin vëmendjen e arinjve.
VIDEO:
/Koha.net