Bashkëshortja e ish-luftëtarit të lirisë, tashmë i ndjerë, Avdi Nasufaj, ka nevojë për ndihmën e të gjithë njerëzve vullnetmirë.
Kimete Nasufaj momentalisht ndodhet në një spital të Prishtinës, për trajtim mjekësor, por ajo është prekur nga një sëmundje ku kërkohet urgjentisht trajtim jashtë vendit, saktësisht në Turqi.
Zonja Kimete ka patur dhimbje në kokë, dhe kur është dërguar në spital, si pasojë e dhimbjeve asaj i është shkaktuar marramendje dhe hemorragji cerebrale në tru.
Si pasojë e gjithë kësaj, ajo ka nevojë për intervenim urgjent në Turqi në shumë prej 40 mijë euro, shumë kjo e papërballueshme për familjen e saj. Andaj, apelohet që edhe në këtë rast njerëzit me zemër të bardhë të shprehin solidaritet për të ndihmuar edhe zonjën. Kimete.
Numri i llogarisë ku mund të ndihmoni: 1502031002405 107