Gazeta Sinjali mëson për një rast të rëndë të dhunës në familje, i cili ka ndodhur më 6 korrik 2025 në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Prizren, ku një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një goditjeje me mjet të mprehtë nga bashkëshortja e tij.
Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është B.G. 39 vjeçar, i cili ka deklaruar se pas një konflikti verbal, situata ka eskaluar në dhunë fizike, ku bashkëshortja e tij, M. R. 34 vjeçare, e ka goditur me thikë kuzhine në pjesën e barkut (abdomenit), duke i shkaktuar plagë të thellë.
I lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku sipas mjekut kujdestar, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërhyrje kirurgjikale (operacion) për trajtim të plagës.
Ndërkohë, e dyshuara është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të saj.
Rasti është klasifikuar si: “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Dhunë në familje”, dhe është marrë nën hetim nga njësitet kompetente të Policisë në Prizren./GazetaSinjali/