Një grua në Prizren ka denoncuar sot në polici bashkëshortin për dhunën që ka ushtruar ndaj saj.
Bazuar në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë, i dyshuari i ka bërë presion dhe ka ushtruar dhunë psikike në vazhdimësi, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë me njëri-tjetrin.
I njëjti është intervistuar në lidhje me veprën për të cilën dyshohet dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ndaj tij për veprën penale “Dhunë në familje” dhe ndaj viktimës është lëshuar urdhër për mbrojetjen e përkohshme emergjente.
Ndryshe, një urdhër i tillë lëshohet nga Policia kur ka të bëjë me raste që ndodhin jashtë orarit të punës së gjykatave.