Gripi dhe i ftohti nuk ngjiten nga e puthura – Lexoni gjithçka duhet të dini

0
249

Idea e puthjes së dikujt të prekur nga gripi mund të duket e sikletshme sidomos për shkak të frikës se mund të kapësh ndonjë virozë që do të të lëjë në shtrat për ditë të tëra.

Por a mund të ndikojë vërtetë puthja në transmetimin e virozave apo të ftohura nëse një prej personave është i prekur prej tyre? 

A Mund Të Sëmuresh Me Një Puthje?

Ekspertët thonë se njerëzit nuk mund të sëmuren vetëm me një puthje sepse viruset shpërndahen nëpërmjet sekrecioneve.

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se njerëzit nuk e kanë problem të shtrëngojnë dorën e dikujt të sëmurë, por pikërisht, një gjest i tillë ka tendencën t’ju sëmurë më shumë dhe më shpejt se sa puthja.

Gishtat ndoten më shumë dhe kalojnë virusin nga hunda tek sytë dhe anasjelltas.

Studimet tregojnë se të paktën në 70% të rasteve tek gratë e kanë shumë problem të puthin në buzë dikë që është ftohur.

22% e grave as nuk u shkon ndër mend të ndajnë shtratin me një partner të prekur nga e ftohura apo gripi.

46% prej tyre nuk do të puthnin kurrë në buzë partnerin nëse ai do të ishte prekur nga gripi.

Si Shpërndahen Viruset?

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org sqarojnë se viruset përgjegjëse për gripin dhe të ftohurën shpërndahen nëpërmjet sekrecioneve që burojnë nga rrugët e frymëmarrjes.

Ndaj nëse partneri juaj nuk ka kollë dhe sekrecione, mund ta puthni pa frikë.

Por nga ana tjetër, duhet të tregoni kujdes me prekjen.

Gjasat që të sëmuresh nga dikush që ka vënë dorën mbi gojë kur është kollitur apo ka tështirë dhe më pas ka kapur dorën tënde, janë shumë herë më të larta.

Po aq të larta janë gjasat të sëmurësh nëse prek dorezat e dyerve, butonat e ashensorëve e gjithçka tjetër të prekur nga dikush i sëmurë.

Shpërndarja e infeksioneve këkron një kontakt të afërt dhe të gjatë me të tjerët.

Ajo mund të përshpejtohet nëse njeriu tështin ose kollitet në fytyrën e tjetrit, ose nëse e prek atë me dorë.

Mungesa e informacionit të saktë mund të rrisë ose ulë gjasat e sëmundjeve të transmetueshme, ndërsa puthja jo./AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here