Greqia mund ta njohë Kosovën? Kurti “shton” shpresat

0
175

Në një intervistë për televizionin polak “TVP World”, Kurti tha Greqia mund të jetë e para nga pesë shtetet e BE-së më pranë njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.

“Përgjatë këtyre viteve Kosova ka shënuar një progres të caktuar për sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën brenda Bashkimit Evropian. Greqia është në ballë të këtyre vendeve, e cila është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë e tregon edhe statusi i Zyrës sonë në Athinë.”

Kosova sipas tij ka aplikuar për pranim në BE dhjetorin e vitit të kaluar dhe përkundër faktit që nuk e njohin pesë vende të BE-së.

“Gjithë përfshirja jonë në BE nuk i shërben vetëm interesit tonë, së mirës sonë, sepse edhe ne duam të kontribuojmë. Serbia nuk është Rusi, ne e kemi NATO-n në Kosovë. Serbia do të dështojë. Ne kemi arritur marrëveshje për de-eskalim në veri dhe kemi marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila në qendër ka njohjen de-facto.”

Kurti, ka thënë se ngjashmëritë e Kosovës dhe Ukrainës janë në atë se të dyja vendet  kanë fqinj verior të cilët janë agresivë dhe nuk duan të ballafaqohen me të kaluarën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here