Grenell komenton zgjedhjet e Serbisë dhe përmend Kurtin: Albin ekstremisti krijoi probleme

0
278

Ish-i dërguari i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, ka thënë se fitorja bindëse e SNS-së ka kontribuar edhe në atë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka menaxhuar krizën e krijuar, siç thotë ai, nga lideri ekstremist i Kosovës Albin Kurti.

Grenell në rrjetin social “X” deklaroi se ka dëgjuar shumë që pretendojnë se të pavarurit dhe pensionistët në Serbi përfunduan duke votuar për SNS-në sepse Vuçiq u soll shumë mirë në negociatat me liderin “ekstremist” të Kosovës Albin Kurti.

Sipas tij, sa ishte Hashim Thaçi president, ai po mundohej të sillej në mënyrë të barabartë, por me ardhjen e Kurtit në pushtet, situata doli jashtë ekuilibrit.

Postimi i plotë:

Unë po dëgjoj shumë prova që pretendojnë se të pavarurit dhe pensionistët në Serbi në fund votuan për SNS-në sepse Vuçiq e trajtoi shumë mirë liderin ekstremist të Kosovës, Albin Kurti.

Kur komuniteti ndërkombëtar e dënoi Kurtin në mënyrë universale, atyre iu pëlqeu mënyra sesi Vuçiq e menaxhoi krizën dhe qëndroi mbi të.

Më kujtohet se duhet të bëja presion ndaj Serbisë dhe Kosovës në mënyrë të barabartë kur Thaçi ishte President. Por me ardhjen e Kurtit në pushtet, situata ka dalë jashtë ekuilibrit.

Kurti krijoi probleme dhe radikalizmi i tij ishte një çështje kryesore për këta votues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here