Gratë vuajnë më shumë nga depresioni sepse punojnë më shumë!

0
95

Nuk është çudi nëse ju themi që gratë punojnë më shumë se burrat, e çfarëdo lloji qoftë puna që ato bëjnë, edhe nëse kujdesen për fëmijët apo shtëpinë.

Mirëpo, kjo nuk sjell vetëm lodhje fizike por edhe pasoja psikologjike. Studimet e fundit pohojnë se janë pikërisht gratë që preken më shumë nga depresioni dhe se një arsye është pikërisht puna e tejzgjatur!

Gratë që punojnë më shumë se 55 orë në javë janë më të destinuara të vuajnë nga depresioni sesa gratë që punojnë nga 35 deri ne 40 orë.

Meshkujt nuk vuajnë nga depresioni në rast pune me orar të stërzgjatur, por gjithsesi ata të cilët punojnë gjatë fundjavave kanë shfaqur disa probleme të tjera shëndetësore.

Ky studim mori për bazë të dhënat e 23 mijë punëtorëve në Britani nga Universiteti Kolegji Londra, ndërsa Gill Weston kërkoi mbështetje më të madhe për femrat në vendin e punës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here