Granit Xhaka vjen në Kosovë, gruaja e tij e ndihmon në përgatitjen e flisë – nuk mungojnë as çiftelitë

0
287

Granit Xhaka është njëri ndër futbollistët më të suksesshëm me origjinë shqiptare, i cili falë paraqitjes së tij mbresëlënëse në ish-ekipin e tij tashmë, Arsenalin arriti t’i përcjellë aftësitë në fushën e gjelbër.

Por, ai asnjëherë nuk e ka harruar prejardhjen e tij, madje as gjatë 90 minutave të lojës. Ai njihet për shqiponjën e famshme në ndeshjen Zvicër-Serbi, e edhe për mbrojtjen e flamurit të Kosovës brenda fushës në ndeshjen Serbi-Kosovë, disa vite më parë.

Xhaka pas largimit nga Arsenali ka zgjedhur të vij në Kosovë, ku po shijon momente të mira së bashku me familjen e tij.

Ata së bashku dje kanë zgjedhur ta kalonin ditën në një atmosferë ku dominonin traditat shqiptare.

Gruaja e tij, Leonita u pa teksa ndihmonte në përgatitjen e flijave.

Nuk munguan as prindërit e Xhakës, të cilët duket se shijuan mjaft shumë ditën e tyre së bashku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here