Granit Xhaka ka arritur një tjetër sukses madhështor në karrierën e tij. Të dielën mbrëma, ai u shpall lojtari më i vlefshëm i vitit 2024 në Zvicër, duke triumfuar ndaj konkurrentëve të fortë si Lara Heini e “floorball”-it dhe Kevin Fiala i hokejit mbi akull.
Xhaka ka udhëhequr Bayer Leverkusenin drejt fitimit të titullit të kampionit dhe Kupës së Gjermanisë. Ai gjithashtu shkëlqeu me Zvicrën në Euro 2024 dhe ndihmoi ekipin e tij të arrijë finalen e Ligës së Evropës. Një vit për t’u mbajtur mend për yllin shqiptar!
“Dua të falënderoj të gjithë: ekipin tim, stafin, trajnerët. Të jem i sinqert, nuk jam tifoz i madh i këtyre çmimeve individuale. Pasi siç them, suksesi nuk është i mundur i vetëm. Të duhet ekipi, stafi dhe trajnerët. Viti i kaluar ishte i paharrueshëm. Për mua, për klubin dhe për gjithë qytetin. Evropiani ishte po ashtu i jashtëzakonshëm. A mund të jetë viti 2025 më i mirë? Shpresoj që po. Do të jem sërish baba në muajin mars”, ka thënë Xhaka./04 Online