Granit Xhaka shkëlqen në Premier League – mesfushori shqiptar lë pas yjet e kampionatit

0
43

Granit Xhaka po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Sunderlandin, duke u bërë një nga lojtarët më të vlerësuar në Premier League. Mesfushori me prejardhje shqiptare, tani 33 vjeç, është shndërruar në shtyllën kryesore të ekipit në rikthimin e klubit në elitën e futbollit anglez.

Performancat e tij nuk po bien në sy vetëm te Sunderlandi. Platforma prestigjioze WhoScored e ka renditur Xhakën si mesfushorin më të vlerësuar në gjithë ligën, me notën 7.37, duke lënë pas emra të njohur si Declan Rice, Moises Caicedo, Bruno Fernandes dhe Dominik Szoboszlai.

Në këtë sezon, Xhaka ka kontribuar me 1 gol dhe 3 asistime, duke treguar një stabilitet dhe ndikim të madh në organizimin e lojës.

Mesfushori i Zvicrës iu bashkua Sunderlandit gjatë verës, pas transferimit nga Bayer Leverkusen për 15 milionë euro, dhe tashmë po rezulton një nga lëvizjet më të suksesshme të merkatos.

Sunderland dhe tifozët e tyre mund të jenë krenarë – Xhaka po jeton një nga sezonet më të mira të karrierës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here