Grabitje në Prizren: Dy të dyshuar i marrin 2 mijë euro dhe telefona një shtetaseje të huaj

0
70

Një shtetase e huaj ka raportuar në polici se dy persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj në Prizren, ku me forcë i kanë grabitur 2 mijë euro para të gatshme dhe dy telefona, raporton 04 Online.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa prokurori është njoftuar dhe rasti po hetohet nga policia.

“Prizren 24.08.2025-15:20. Ankuesja femër shtetase e huaj, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me ç’rast duke përdor forcë, i kanë grabitur para të gatshme rreth 2000 euro, dhe dy telefona e me pas janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here