Google ka zbuluar një çip të ri që pretendon se i duhen pesë minuta për të zgjidhur një problem që kompjuterëve super të shpejtë do t’iu duheshin dhjetë septiliona ose 10,000,000,000,000,000,000,000,000 vjet për ta përfunduar.
BBC-ja ka raportuar se çipi është zhvillimi më i fundit në fushën teknologjikë që njihet si informatika kuantike, e cila po tenton t’i përdorë parimet e fizikës së grimcave për të krijuar një lloj të ri kompjuteri, jashtëzakonisht të fuqishëm.
Google ka bërë të ditur se çipi i ri kuantik, i quajtur Willow, përfshin shumë risi dhe hap rrugën drejt një kompjuteri kuantik shumë të dobishëm.
Ekspertët thonë se Willow për momentin është pajisje eksperimentale, që kompjuterëve kuantikë do t’iu duhen shumë vite për ta aktivizuar.
Kompjuterët kuantikë operojnë në mënyrë krejtësisht ndryshme nga kompjuterët e zakonshëm. Ata shfrytëzojnë parimet e mekanikës kuantike (degë e fizikës që merret me pjesët e vogla të materies si elektronet e fotonet).
Ekspertët shpresojnë se kompjuterët kuantikë do të mund t’i përdorin aftësitë për zgjidhjen e shumë problemeve komplekse, përfshirë prodhimin e ilaçeve.