Golden Retriever është i famshëm në Kosovë për inteligjencën, besnikërinë, empatinë, durimin dhe elegancën, prandaj është ideal për familjet me fëmijë.
Këta qenë të mrekullueshëm janë me natyrë të qetë, të ngrohtë dhe jashtëzakonisht miqësorë kanë një efekt shumë qetësues te njerëzit, janë jashtëzakonisht besnikë, inteligjentë dhe të lehtë për t’u stërvitur.
Më të lumturit janë kur janë në shoqëri të njeriut dhe janë shembull i vërtetë i konstatimit që qeni është qenia e vetme e cila ju do më shumë se veten.
Me origjinë nga Britiania e Madhe, kjo racë shumë popullore, është regjistruar për herë të parë në vitin 1925.
Ata dashurojnë ujin, kanë instinkte perfekte për t’u përshtatur aty.
Lëkura e tyre është e mbuluar nga një shtresë me qime të dendura e të gjata, gjë që i ndihmon ata të rezistojnë ndaj të ftohtit dhe të mos e mbajnë ujin në lëkurë.
Janë të përshtatshëm për t’u mbajtur si në zona periferike apo rurale, ashtu dhe në mjedise urbane.
Bën pjesë në kafshët me trup të madh dhe me një peshë që sillet 35-45 kg. Jetëgjatësia mesatare e kësaj race është 10-14 vjet.