Gol dhe asist, Fisnik Asllani në super formë për ndeshjet e nëntorit me Kosovën

0
86

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka vazhduar me paraqitje të mira në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Asllani shënoi një gol dhe bëri një asistim të dielën në fitoren e Elversbergut 3:1 ndaj Hannoverit.

Ndeshja u luajt të dielën dhe i takoi xhiros së 12-të. 

Asllani e shënoi golin e dytë të Elversbergut në minutën e pestë shtesë të pjesës së pare, teksa asistimin e bëri te goli i parë. 

Ai luajti deri në minutën e 85-të dhe ishte më i vlerësuari tek Elversbergu. 

Për Asllanin ky ishte goli i shtatë në 13 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat, derisa ka kontribuar edhe me tri asistime. 

Së fundi, Asllani është ftuar nga Kosova për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here