“Goditja” vazhdon në Prizren, arrestohen gjashtë persona, konfiskohen 10 armë

0
557

Policia e Kosovës ka vazhduar aksioin “Goditja” në rajonin e Prizrenit ku janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa janë konfiskuar 10 armë.

Bëhet e ditur se në kuadër të këtij operacioni është rritur numri i patrullimeve, kontrolleve në lokale, bare nate, kafiteri e lokacione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.

Në saje të këtyre angazhimeve në teren që nga 8 gushti, policia atje ka kontrolluar 1074 automjete, ka legjitimuar 1646 persona si dhe janë kontrolluar 26 lokale, transmeton Klankosova.tv.

Policia njofton poashtu se do ta vazhdojë edhe më tutje këtë aksion.

“Goditja” është realizuar edhe në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj dhe Pejë./Klankosova.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here