Një këmbësore 65-vjeçare është goditur për vdekje të martën mbrëma në rrugën Prizren – Gjakovë, ka konfirmuar Policia.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Piranë.
I dyshuari 25-vjeçar është ndaluar për 48 orë.
“Sot me datë 28.02.23, rreth orës 18:50 është raportuar një aksident trafiku goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti ka ndodhur ne rrugën nacionale Prizren-Gjakove saktësisht ne fshatin Piranë përballë pompës Shell”, thuhet në njoftim.
Në vendngjarje kanë dalë edhe prokurori i shtetit dhe ekipi i mjekësisë ligjore.