‘Godet’ Roza, tregon hapur se se kush nga meshkujt e i pëlqente në “BBVA”

0
311

Roza Lati, një nga ish-banoret e “Big Brother VIP 3”, ka qenë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në emisionin “E Diell”, ku ka biseduar hapur për përvojën e saj në shtëpinë e famshme të BBVIP dhe për ndjenjat e saj ndaj banorëve të tjerë.

Në një pyetje nga moderatori Ronaldo Sharka në lidhje me ndonjë banor që i kishte tërhequr vëmendjen fizikisht, Roza u përgjigj se nuk kishte ndonjë preferencë të veçantë, por listoi Meritonin si personin me trupin më të bukur dhe Fatjonin si një person i simpatik.

Megjithatë, ajo theksoi se askush prej tyre nuk ia kishte tërhequr vëmendjen në mënyrë të veçantë me shikimin.

“Nga të gjithë ata aty, Meritoni kishte trupin më të bukur dhe ia kam thënë këtë, ndërsa për Fatjonin, e kam vlerësuar për karakterin e tij të pastër dhe simpatinë.

Por personalisht, unë me syrin tim joshës, asnjëri prej tyre, çuditërisht,” komenton Roza me një tonë të sinqertë.

Kjo deklaratë ka sjellë diskutime dhe komente në rrjetet sociale, duke shtuar misterin për preferencat dhe lidhjet në shtëpinë e BBVIP.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here