Godet një vajzë të mitur me veturë në Suharekë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

0
250

Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut e për shkak të shpejtësisë. Si pasojë e shpërqendrimit dhe pakujdesisë të shoferëve, viktima në shumë raste janë edhe këmbësorët, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën ‘UÇK’ në fshatin Bllacë të komunës së Suharekës, ku një veturë ka goditur një vajzë të mitur.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë së veturës me kushtet e rrugës dhe si pasojë ka goditur këmbësoren që po kalonte rrugën.

Si pasojë e aksidentit, vajza e mitur ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ku ka marrë trajtimin e nevojshme mjekësor.

Pas dhënies së ndihmës së parë, ajo është transferuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Ndërkohë shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin nuk është arritur ende që të identifikohet, për shkak se menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here