Glauk Konjufca pyetet a do e ndërrojnë emrin e Albulena Haxhiut: Ju tregoj kur t’dalim

0
115

Zhvillime të njëpasnjëshme ka në Kuvendin e Kosovës, e po ashtu edhe në Qeverinë në detyrë.

Derisa tanimë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë nisur të mblidhen në Kuvend, deputeti Glauk Konjufca foli shkurtimisht para mediave.

Ai u pyet nëse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konstituimi të bëhet brenda 30 ditëve, do të ndërrojnë emrin e të propozuarës që është Albulena Haxhiu, Konjufca tha se do flasin pas mbledhjes.

“Ju tregoj kur t’dalim”,deklaroi shkurtimisht Konjufca.

Pritet që pas kësaj mbledhje para mediave të flasin Konjufca dhe e propozuara e VV-së, Albulena Haxhiu./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here