Gjysmëfinalja vendimtare: Interi dhe Barcelona përballen sonte në “San Siro”

0
74

Pas barazimit spektakolar 3:3 në sfidën e parë në Barcelonë, Interi dhe Barcelona përballen sonte në “San Siro” për të vendosur finalistin e Ligës së Kampionëve, shkruan 04 Online.

Të dy ekipet vijnë me mungesa të rëndësishme. Barça do të jetë pa mbrojtësit Balde dhe Kounde, ndërsa Interi nuk do të ketë në dispozicion Pavard. Sulmuesit kryesorë Lautaro Martinez dhe Lewandowski mbeten ende në dyshim për formacionin titullar.

Trajnerët Hansi Flick dhe Simone Inzaghi shprehen të motivuar, me synimin për ta çuar ekipin në finalen e madhe. Ndeshja fillon në orën 21:00 dhe pritet të sjellë një tjetër spektakël evropian./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here