Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Situata në pikat kufitare në Kosovë është më e qetë të hënën.
Sipas përditësimit të fundit të bërë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 8:20, për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikave kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë pritjet janë 30 minuta, ndërsa për të hyrë janë deri në 5 minuta.
Në pikat tjera kufitare pritjet janë 5 deri në 10 minuta.
