Një adoleshent nga Kalifornia fitoi 1 milion dollarë pasi doli të ishte fitues i çmimit kryesor të një bilete lotarie që e kishte marrë si dhuratë për ditëlindjen e tij të 18-të.
Kaleb Heng u tha zyrtarëve të lotarisë së Kalifornisë se gjyshja e tij ia dha biletën si dhuratë pë ditëlindjen e tij të 18-të, ditën e parë që u lejua ligjërisht të luante lotari.
“Mamaja ime po më dërgonte për peshkim dhe gjatë rrugës e gërvishta. Ishte një milion dollarë dhe unë nuk kisha ende as një letërnjoftim. Ne u kthyem dhe shkuam në shtëpi sepse më duhej të merrja një letërnjoftim para se të mund të merrja biletën”, tha Heng, përcjell Klankosova.tv
Gjyshja e Heng-ut e bleu biletën fituese nga Oasis Market në Turlock.
Fituesi tha se paratë e tij të çmimit do të shkojnë për të paguar për kolegj dhe për të bërë investime për të ardhmen.
“Jam shumë i emocionuar. Sigurisht që nuk e prisja”, u shpreh adoleshenti.