Gjyqtarja Shpresa Emra, pjesë e forumit të I-rë të Barazisë Gjinore për Ballkanin Perëndimor

0
820

Me ftesë nga Qendra AIRE, gjyqtarja Shpresa Emra – Gjyqtare në Gjykatën Themelore Prizren – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, së bashku me kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Peci, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, kryetarjen e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, kanë marrë pjesë në Forumin e parë të Barazisë Gjinore për Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt këtë fundjavë në Mal të Zi.

Pjesë e këtij forumi ishin edhe presidenti i Gjykatës Evropiane Robert Spano, zëvendës presidentja e Gjykatës Siofra O’Leary, Ivana Jelic, gjyqtare nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mujatovic, Komisionere për të Drejtat e Njeriut nga Këshilli i Evropës, gjyqtarë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe gjyqtarë e ekspertë të tjerë nga rajoni.

Pikat kryesore të diskutimit ishin; luftimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave përmes promovimit të barazisë gjinore dhe Konventa Evropiane për të Drejta të Njeriut (KEDNj); Barazia gjinore dhe KEDNj- ndërveprimi ndërmjet nenit 8 dhe nenit 14 të KEDNj-së; Dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore dhe KEDNj-ja.

Forumi mblodhi bashkë përfaqësues të gjykatave kushtetuese dhe supreme, ombuspersonë, përfshirë edhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimanin, Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qela dhe gjyqtarë që trajtojnë rastet e dhunës në familje dhe barazisë gjinore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here