Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e radhës të 334-të, ka miratuar raportin e Panelit për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Anëtarët e KGJK-së, në bazë të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, aprovuan përzgjedhjen e gjyqtarëve: Lumni Sallauka, Delushe Halimi, Franciska Zhitija Ymeri, në pozitën gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Mandati i këtyre gjyqtarëve, do të fillojë nga data 1 nëntor 2024.