Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Haradinaj: Nëse provat vijnë nga Serbia është avantazh për mbrojtjen, si në rastin tim

0
188

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për procesin gjyqsor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen për krime lufte nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për Rubikon, Haradinaj vlerëson se Kosova nuk duhet të krijojë mosbesim me Gjykatën Speciale në Hagë, por të tregojë se është pro të vërtetës dhe drejtësisë.

Ai tha se nëse provat vijnë nga Serbia është në favor të mbrojtjes, ashtu si në rastin e tij.

“Besoj që Prokuroria e ka bërë maksimumin e vet me mbledh prova, nëse është e vërtetë që shumë prova vijnë prej Serbisë atëherë ky është avantazh për palën mbrojtëse për shkak se gjykata e ka lirinë të vlerësojë se a janë prova të besueshme apo ka ndodh diçka me to ndër vite. Tani e gjithë vëmendja dhe puna duhet të fokusohet tek shpjegimet e duhura tek të gjitha palët. Në rastin tim kemi pasur dëshmi e dëshmitarë nga Serbia dhe institucione të Serbisë por kanë qenë avantazh në rastin tim. Duke qenë në konflikt kuptohet se provat vijnë nga një palë armike që vjen me të dëmtuar edhe në gjykatë” u shpreh Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here