Gjykatësi hetues serb tregon si ia kishte mbuluar me baltë ballin ushtarit të vrarë të UÇK-së, të cilit forcat serbe ia kishin bërë kryqin

0
439

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka publikuar një video nga një emision të një televizioni serb në të cilin gjyqtari hetues i kohës së Millosheviqit, Goran Petronijeviq, tregon se si ia ka bërë ne baltë ballin një pjesëtari të vrarë të UÇK-së, në mënyrë që t’ia fshehë kryqin në ballë (të bërë post mortum) nga forcat serbe në mënyrë që të mos e shihte verifikuesi i atëhershëm ndërkombëtar.

Eksperti i sigurisë Musliu thotë se ky është njëri nga rastet, kur duke u krenuar, zbardhin krimet që i ka bërë i tërë aparati okupues e kriminal i Serbisë gjatë luftës në Kosovës, jo vetë me vrasje, por edhe me shtrembërim e fshehje të krimit – përkatësisht vendit të ngjarjes – e edhe më përkatësisht dëmtimin e kufomave pas vdekjes dhe fshehjet e këtyre gjurmëve.

Përndryshe, Musliu thotë se “ky njeri, Goran Petronijeviqi, përveç se në Kosovë gjatë viteve të okupimit (vitet 1990-ta), ka kryer qindra dënime të të pafajshmëve, e edhe të fëmijëve, tani po tregon si ia ka dalë me sukses t’i fshehë gjurmët e kriminelëve serbë para verifikuesve të atëhershëm të Misionit Verifikues, të cilit i ka prirë William Walker”.

“Goran Petronijeviq, është njëri prej eksponentëve më pr-orusë në Serbi; shumë i afërt me nomenklaturën në pushtet, me lidhje me shërbimet e inteligjencës së Serbisë, kurse pas vitit 2000, në cilësinë e avokatit ka mbrojtur pikërisht Rade Markoviqin (shefin e Shërbimit të Sigurimit të Jugosllavisë së atëhershme, e njohur si DB), pastaj Aca Tomiqin (shefin e Sigurimit Ushtarak), Radovan Karagjiqin etj”, shkruan Musliu. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here