Gjykata vendos 30 ditë paraburgim për ish-zv/Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

0
52

Gjykata ka vendosur 30 paraburgim për ish-zv/Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin dhe Përparim Bajramin.

Prokuroria kërkon lëshimin e urdhërit për kërkim nacional dhe deklarat për kërkim ndërkombëtar për dy të dyshuarit. 

Grubi së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, si dhe katër shtetas të tjerë akuzohen për shpërdorim të detyrës.

Sipas organit të akuzës ekziston dyshimi i bazuar se Grubi dhe Bajrami si persona përgjegjës në Shoqërinë Aksionere, Lotaria Shtetërore, gjatë vitit 2023, kanë shkaktuar “dëme në buxhetin e Shoqërisë në vlerë mbi 8 milionë Euro, duke përvetësuar pasuri në mënyrë të kundërligjshme”.

Ndërsa për dy persona tjerë në mesin e të cilëve ishte edhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski prokuroria shprehet se nuk ekzistojnë provat për t’u ndjekur penalisht.

Grubi mendohet se ndodhet jashtë Maqedonisë së Veriut. Disa ditë me parë, ish-zv/kryeministri u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Behxheti.

Sipas DASH-it, Grubi dhe Bexheti “janë përfshirë në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për t’i minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret”. Pas këtij sanksionimi, Grubi bëri publik vendimin për tu tërhequr nga jeta politike dhe publike./Klan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here