Gjykata rrëzon Ligjin për Këshillin Prokurorial

0
176

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim në lidhje me kërkesat e PDK-së dhe LDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Në një komunikatë për media, Kushtetuesja ka bërë me dije se është konstatuar sese pika 1.3.2 e paragrafit 1 të nenit 6 dhe nenit 8 nuk janë në përputhje me Kushtetutën, konkretisht, me paragrafin 1 ku flitet për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushteteve, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, ka edhe shkelje të shumta që Gjykata i ka nënvizuar.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, sot ka vendosur lidhur me kërkesat e bashkuara në rastet KO 100/22, me parashtrues: Abelard Tahiri dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë dhe KO 101/22, me parashtrues: Arben Gashi dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-136 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Gjykata njëzëri ka vendosur që të (i) deklarojë kërkesat e pranueshme dhe të konstatojë që: (ii) pika 1.3.2 e paragrafit 1 të nenit 6 dhe neni 8, përkatësisht neni 10/A i Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], paragrafin 10 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] dhe nenin 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit] të Kushtetutës; (iii) paragrafi 2/a i nenit 13 të Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] dhe paragrafin 1 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës; (iv) paragrafi 5 i nenit 16 të Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës; (v) neni 18, përkatësisht 23/A i Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me nenet 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës; (vi) paragrafi 3 i nenit 11 dhe neni 20 i Ligjit të kontestuar nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike], nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe paragrafin 1 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës; dhe (vii) të shpallë të pavlefshëm, në tërësinë e tij, Ligjin nr.08/L-136 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Në vijim e keni vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e parashtruar nga PDK dhe LDK:

Njoftim për medie

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here