Gjykata në Hagë nuk bëri lëshime as për 28 nëntor: OVL e UÇK-së: Fyerje dhe shpërfillje e realitetit tonë historik

0
72

Vendimi i fundit i Dhomave të Specializuara në Hagë për mbajtjen e një konference përgatitore ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi, pikërisht më 28 Nëntor ka shkaktuar indinjatë tek OVL e UÇK-së.


Si shumicën e festave, as festa kombëtare nuk luajti rol e pikërisht kjo nxiti reagim.


Organizata përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook thotë se mbajtja e një seance gjyqësore në këtë datë përbën fyerje ndaj ndjenjave kombëtare, si dhe sipas tyre, shpërfillje të realitetit historik të popullit të Kosovës.

“28 Nëntori është dita kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, duke shënuar ringritjen e shqiptarëve, është dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit tonë Adem Jashari, dhe dita e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për ne, kjo datë nuk është vetëm një simbol kombëtar, është një identitet i tërë, i mbështetur mbi gjak, sakrificë dhe krenari”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.

“Kjo zgjedhje e panevojshme dhe e pakuptimtë vetëm sa e thellon bindjen se Dhomat e Specializuara vazhdojnë të tregojnë mungesë ndjeshmërie dhe një qasje të njëanshme ndaj historisë sonë çlirimtare dhe ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri”, thuhet më tutje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here