Gjykata e Prizrenit dënon Shefki Asllanin me 20 vjet burgim për vrasjen e Valmir Fazliut

0
47

Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar me 20 vjet burgim Shefki Asllanin.

Asllani me datë 17.04.2021, rreth orës 12:40 minuta në Mitrovicë, në rrugën “Adem Voca” në brendi të tregut të gjelbër, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin Valmir Fazliu.

”Sepse me datë 17.04.2021, rreth orës 12:40 minuta në Mitrovicë, në rrugën “Adem Voca” në brendi të tregut të gjelbër, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin V.F., në atë mënyrë pas një fjalosjeje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut ndodh konflikti fizik, ku së pari tani i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, me crast i pandehuri nxjerr revolen nga brezi të markës “XDM” me nr. serik 019-04 , prodhim kroatë dhe shtënë në viktimën duke e goditur në pjesën e përparme të trupit nën harkun brinjor, me ç’rast predha kalon nëpër indet të buta të kavitetit abdominale, shqyerjes së mushkërisë së majtë e duke shkaktuar gjakderdhje masive në hapësirën e lirë të anës së majtë të kafazit të kraharorit, si pasojë e të cilave vdes, të shtënat goditin edhe të dëmtuarin L.F., dhe i shkakton plagë në regjionin e veshkës së majtë si edhe kalimtarin e rastit A.A:, në regjionin e përparm e anësor të kofshës së majtë dhe i shkakton lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me këtë ka kryer veprën penale – Vrasja e rëndë nga neni 173 par. 1 pika
1.5 të KPRK-së.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here