Gjykata dënon burrin nga Prizreni që rrahu vajzën e tij

0
364

Halit Bojaxhiu është dënuar sot nga Gjykata e Prizrenit pasi u gjet fajtor për veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.

Bojaxhiut iu shqiptua dënim me kusht prej 1 viti i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën prej dy viteve nuk kryen vepër të re penale.

https://www.facebook.com/watch/?v=736905377414676

KALLXO.com, në gusht të vitit 2022, ka publikuar pamjet, ku shihej një burrë derisa ushtronte dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

I njëjti ishte identifikuar nga Policia dhe më pas është arrestuar.

Në shqyrtimin fillestar ai e ka pranuar fajësinë dhe ka dhënë versionin e tij rreth rastit.

Bojaxhiu ka deklaruar se e ka goditur vajzën pa ndonjë qëllim të keq pasi e njëjta ka refuzuar që të kthehej në shtëpi. Pas kësaj ai shtoi se dikush e kishte filmuar dhe video ka dalë në internet.

“Ditën kritike e kam thirr vajzën që të vjen në shtëpi, pasi që e njëjta është larguar nga shtëpia dhe është e sëmurë dhe ne nuk kemi guxim që ta lëmë vetëm asnjëherë. Pasi kam shkuar ta marr diku afër lagjes, ajo nuk donte që të vinte. Unë e kam kapur për krahu, e njëjta nuk donte të vinte dhe pa dashje e jam goditur me dy shuplaka në fytyrë por pa ndonjë qëllim të keq” – ka thënë Bojaxhiu.

Pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua nga ana e Prokurorisë.

Gjykata i shqiptoi të pandehurit një vit burgim me kusht në periudhën e verifikimit prej dy viteve.

Bojaxhiu u lirua nga shpenzimet procedurale pasi ishte me asistencë sociale.

Sipas aktakuzës, Halit Bojaxhiu akuzohet se më 14 gusht 2022, në Prizren i shkakton lëndim trupor të dëmtuarës.

Sipas Prokurorisë, pasi e dëmtuara nuk e kishte dëgjuar babain e saj për t’i pastruar enët dhe kishte dalë nga shtëpia ku ka shkuar në parkun e qytetit, vjen i pandehuri dhe i kërkon që të kthehet në shtëpi.

Në momentin kur e dëmtuara i thotë se dëshiron që të rrijë edhe pak, i pandehuri e kap nga krahu e pickon dhe e godet dy herë me shuplakë  prapa kokës, e pastaj me dhunë e dërgon në shtëpi.

Me këto veprime sipas prokurorisë Halit Bojaxhiu ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here