Gjumi i mirë mund të ulë depresionin me 22%

0
72

Një studim i publikuar së fundmi në revistën Nature Mental Health ka sjellë një zbulim mbresëlënës: të fjeturit 7 deri në 9 orë në natë mund të ulë rrezikun e depresionit me rreth 22%.

Studiues nga Universiteti i Kembrixhit në Britani dhe Universiteti Fudan në Kinë analizuan të dhënat e gati 290,000 pjesëmarrësve nga UK Biobank dhe arritën në përfundimin se gjumi cilësor është zakoni më i fuqishëm për mirëqenien mendore — madje më i rëndësishëm se faktorët gjenetikë.

Por efekti pozitiv nuk ndalet vetëm tek gjumi. Kur ai shoqërohet me zakone të tjera të shëndetshme si:

•aktivitet fizik i rregullt,

•ushqyerje e balancuar,

•konsum i moderuar i alkoolit,

•shmangia e duhanit,

•ulje e qëndrimit të gjatë ulur,

•dhe ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme shoqërore, atëherë rreziku për depresion ulej deri në 57%, thekson studimi.

Në një kohë kur çrregullimet emocionale janë gjithnjë e më të shpeshta, kjo është një arsye më shumë për të bërë gjumin prioritet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here