Gjuha denigruese e parlamentarëve në Kosovë e Shqipëri, është më shumë pasqyrë e personalitetit, se sa “reklamë” partiake e ideologjike!

0
505

Me gjuhen aktuale denigruese e irituese, shumica e deputeteve të Kosovës e sidomos ata të Shqipërisë (pa dallime partiake), as që e meritojnë statusin e të qenit përfaqësues legjitim të qytetarisë shqiptare!
Një ad hoc analizë sociologjike, na shti të mendojmë, se ka ca arsye të forta që të njejtit të sillen me kete sfond të (pa)njohur social.

1. Arsyeja e parë dhe kryesore, mendoj unë, se DISA prej tyre as që e kanë të qartë se përse gjenden dhe përse votojnë e debatojnë aty! Të njejtit, në në vend të AVOKATISË qytetare në shumicën e rasteve janë shndërruar vetëm në makineri votimi e në figura shahu të “shefit” të tyre partiak;

2. Arsyen e dytë, duhet kërkuar te një standard tjetër (padyshim shumë joshës, por, padyshim absurd!) djalli që tashmë është ngulitur në (shumicën e legjislaturave) aulën e komunikimi ndërparlamentar, se të qenit deputet i Parlamentit, përveç pagës enorme gëzon edhe (VIP) privilegje e imunitet joekuivalent me pozitat tjera publike, në dy shtetet shqiptare;

3. Arsyen e tretë, duhet kërkuar tek sistemi (korruptues) zgjedhor që në vazhdimësi është duke “prodhuar” kryesisht deputet; infantil, mediokër, matrapaz…që lëre që s’i lexojnë fare as ligjet, as amendamentet, e madhe as projekt propozimet kuvendore, por, votojnë me inercion (klanor) sikurse i gjithë subjekti i tyre parlamentar;

4. Arsyen e katërtë, padyshim duhet kërkuar te handikapi i injorancës, ku dobësitë dhe komplekset e tyre: personale e profesionale, mëtojnë t’i kamuflojnë ekskluzivisht përmes zhurmës, kakofonisë, etiketimeve, dhe gjuhës (garuese!) irituese e denigruese. Dhe ate çka është më e rëndësishme; jo përmes kundërshtarëve të tyre ideologjik,(shkaku se nuk udhëhiqen dhe nuk i përkasin asnjë kodi etik ideologjik!) por, përmes klaneve dhe institucionit të fisit (lexo; Kanunit!?).

Shkruan: Fadil MALOKUsociolog dhe profesor Universitar

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here