Gjuajti me armë në një aheng familjar në Prizren, policia sekuestron një revole dhe gëzhojë

0
287

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se njësiti policor pas informatave për të shtëna me armë zjarri ka dal në vendngjarje ku dhe është hasur i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte gjuajtur me armë në një aheng familjar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 21 korrik rreth orës 23:30 në rrugën “Skender Rexhepi” në Prizren.

Nga Policia e Kosovës, kanë bërë të ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një revole me leje të skaduar dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.

Ndërkaq, rasti është nën hetime.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM / Rr. Skender Rexhepi, Prizren 21.07.2022 – 23:30. Njësiti policor pas informatave për të shtëna me armë zjarri ka dal në vendngjarje ku dhe është hasur i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte gjuajtur me armë në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me leje të skaduar dhe një gëzhojë e armës së zjarrit. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here