Gjoni Palokaj drejt një fitoreje të re në OKTAGON

0
89

Luftëtari shqiptar i MMA-së, Gjoni Palokaj, po vazhdon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare. Me një rekord të pastër prej 4 fitoreve në po aq duele, ai është shndërruar në një nga emrat më premtues të organizatës OKTAGON MMA.

Më 13 shtator, në ZAG Arena në Hannover, Palokaj do të jetë protagonisti i duelit kryesor të mbrëmjes (Hauptkampf), që do të zhvillohet në 5 runde. Kundërshtari i tij është luftëtari çek Jakub “Batfal” Batfalský, i njohur për stilin agresiv të striking-ut. Përpara duelit të tij, do të zhvillohen edhe gjashtë duele të tjera.

Si gjithmonë, Palokaj do të hyjë në kafaz me flamurin kuq e zi, duke treguar krenarinë shqiptare. Ai pritet të marrë mbështetjen e shqiptarëve në Hanover, si dhe të diasporës nga Zvicra, Austria dhe Gjermania.

Fituesi i këtij dueli do të ketë të drejtën të sfidojë për titullin e peshës “Featherweight” në OKTAGON, duke bërë një hap të madh drejt historisë.

Ngjarja pritet të jetë spektakolare: të gjitha 15,000 biletat janë shitur, ndërsa transmetimi televiziv pritet të arrijë një numër rekord spektatorësh, duke e bërë këtë duel një nga momentet më historike për sportin e MMA-së në rajon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here