Gjithçka që duhet të dini rreth miomave të mitrës

0
66

Miomat (fibroidet) e mitrës janë rritje jo kanceroze të indit muskulor të mitrës. Mioma mund të shfaqet si një miomë e vetme ose më shumë mioma dhe me madhësi të ndryshme.

Disa veçori të përgjithshme

Zakonisht prekin femrat ndërmjet moshës 30 dhe 40 vjeç.
Nëse janë shfaqur në moshë më të re, miomat/fibroidet rriten më shpejt.
Prania e miomës tek një anëtar i rrethit të ngushtë në familje tregon një rritje rreziku për ju.
Mbipesha (obeziteti) dhe presioni i lartë i gjakut janë faktorë rreziku shtesë që rrisin mundësinë e shfaqjes së miomave

Simptomat
Miomat (fibroidet) mund të shkaktojnë simptoma shumë të lehta, mund të mos keni fare simptoma, por ato mund të jenë edhe serioze si p.sh.

Presion në fshikëz ose rektum
Urinim i shpeshtë
Mosmbajtje e urinës (urinim i pavullnetshëm, i pakontrolluar)
Kapsllëk dhe/ose dhimbje rektale
Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe/ose në bark
Fryrje, parehati të shoqëruara me dhimbje në zonën e stomakut
Ndryshime në ciklin menstrual, gjakderdhje të rëndë

Çfarë i shkakton fibroidet?

Ende nuk ka një përgjigje konkrete se çfarë i shkakton saktësisht miomat, megjithatë, është konfirmuar se rritja e tyre lidhet me hormonet femërore estrogjen dhe progesteron. Hulumtimet tregojnë se gjasat janë më të mëdha për shfaqjen e miomave nëse cikli juaj menstrual ka filluar në një moshë më të re.

Komplikimet e mundshme të cilat shfaqen si pasojë e pranisë së miomave

Anemia. Disa gra me mioma/fibroide që kanë gjakderdhje jashtëzakonisht të rëndë gjatë ose para/pas menstruacioneve. Si pasojë, ato bëhen anemike, me ndjenjë lodhjeje dhe mungesë energjie, dhe në raste të rënda deri në probleme me zemrën.
Probleme me fertilitetin dhe shtatzëninë. Në disa raste, miomat/fibroidet mund të bllokojnë tubat fallopiane, ose nëse rriten përgjatë murit të brendshëm të mitrës, mund ta bëjnë të vështirë ngjitjen e një veze të fekonduar.
Miomat më të mëdha mund të pësojnë shpërbërje të brendshme, copat e të cilave shpërndahen në qarkullimin e përgjithshëm në trupin e gruas.

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?

Nëse keni gjakderdhje të madhe gjatë menstruacioneve
Nëse ciklet menstruale janë bërë më të dhimbshme se më parë
Nëse keni urinim të shpeshtë ose pamundësi për të kontrolluar rrjedhjen e urinës
Nëse keni ndryshim në kohëzgjatjen e menstruacioneve
Nëse keni dhimbje ose rëndesë në pjesën e poshtme të barkut ose legenit
Nëse planifikoni shtatzëni gjatë ekzistencës së miomës
Nëse jeni anemik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here