Gjini pyetet për përplasjet e Haradinajt me amerikanët: Ramushi është taktiçar i madh

0
130

Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se kryetari i kësaj partie, Ramush Haradianj është taktiçar i madh.

Këtë Gjini e tha në Pressing të T7, duke iu referuar taksës së Haradinaj ia vendosi Serbisë dhe kjo e konfrontoi me bashkësinë ndërkombëtare.

Por Gjini tha se ka dallim me atë që Albin Kurti e bën sot, duke thënë se taksa është vendosur për ta ndalur dialogun që për qëllim e kishte korrigjimin e kufijve që ai e quajti ndarje të Kosovës.

Megjithatë, Gjini thotë se në momentin kur Kosova po shkonte kah sanksionet, Ramush Haradianj dha dorëheqje.

”Kur është rreziku me pas pasoja Kosova, ka thënë unë jap dorëheqje. Nuk ia vnoj sanksionet vendit tem, krahasimi është si nata me ditë edhe qëllimi është po ashtu. Taksa e ka pas një qëllim, atë qëllim e ka mbërri”, ka thënë Gjini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here