Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Minsitrinë e Mbrojtjes janë dhënë disa rekomandime.
Aty është gjetur se ky dikaster nuk ka bërë kompensimin e plotë të pjesëtarëve të FSK-së për punët shtesë, e po ashtu edhe mbajta e disa pozitave me ushtrues detyre përtej afatit ligjor.
Kompensimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumicën e rasteve është bërë përmes ditëve të pushimit.
Kjo është një nga gjetjet, e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ku edhe sivjet vëmendje merr mos-kompensimi për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
ZKA thekson që kompensimi jo i plotë qoftë financiar apo me ditë pushimi, përveç që ndikon në motivimin e pjesëtarëve, gjithashtu paraqet rrezik që Minsitria të ballafaqohet edhe më tutje me padi gjyqësore.
“Ministria në fund të vitit ka filluar të paguaj punën jashtë orarit të pjesëtarëve të FSK-së duke i kompensuar për periudhën Janar – Maj 2024. Megjithatë pjesën më të madhe të vitit, në mungesë të buxhetit e ka aplikuar kompensimin me ditë pushimi (joplotësisht është kompenzuar edhe pushimi)”, thuhet në raport.