Gjestit i kthehen kundër të gjithë, Reagon Stresi: “Më ke mua”

0
418

Gjesti, banori më i ri i Big Brother VIP Albania 4, duket se nuk është pritur mirë nga disa prej banorëve, të cilët kanë shprehur qëndrimet e tyre përmes diskutimeve mes tyre. Ndërkohë, Gjesti ka pranuar se po ndjehet i vetmuar në shtëpi, shkruan 04 Online.

Në këtë situatë, këngëtari dhe reperi i njohur Stresi ka dalë publikisht në mbrojtje të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stresi, i njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta dhe mbështetjen e fortë ndaj miqve, ka shprehur solidaritetin e tij me Gjestin.

“Më ke mua,” ka shkruar Stresi, duke dhënë mesazhin se Gjestit nuk do t’i mungojë mbështetja nga jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ky gjest ka ngjallur reagime pozitive nga fansat e të dy artistëve, të cilët vlerësojnë solidaritetin dhe mbështetjen mes tyre./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here