Vëllai i Madh ka dënuar së fundmi Klajdin, Rozanën, Gjestin dhe G Banin, për shkak të thyerjes së rregullave. Ata duhet të jetojnë larg banorëve të tjerë, në një shpellë, siç edhe përkon me veprimet e tyre.
Teksa po vazhdojnë jetesën aty, ata kanë vazhduar me diskutime për gjëra të ndryshme.
Ka qenë Gjesti ai i cili tha se të gjithë në shtëpi janë falsë përveç Egli Takos.
Në bisedën me Klajdin, ai u shpreh: “Krejt janë fake përveç njërës. Egli e ka tamam zemrën e pastër, është krejt si unë. Nuk është mendimi im, por është”.
Tutje theksoi: “Nëse nuk di të bëj lojë është tjetër gjë, sillet me familje si me shoqëri. Nuk ka nevojë që ta njohësh shumë vjet, vet energjia”.
Në bazë të gjesteve që ka parë, ai shtoi: “Këta tjerët gjërat që i kanë bërë janë dyfytyrësha”.