Në natën e sotme të Big Brother Vip Albania, kryeqendër e diskutimit ka qenë rikthimi i Eglit dhe sjelljet e saj karshi banorëve.
E në veçanti, Gjestit, ku ata dy u përballën me njëri-tjetrin për ndjenjat që kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpi.
Derisa, gjatë natës së sotme, Gjesti pyetet nga prezantuesi Ledion Liço se nëse i kishte dhënë ndonjë indikacion Eglit që mes tyre mund të kishte diçka më shumë.
Dhe, përgjigja e tij ishte e papritur: “Ne me u puth, jemi puthur, me flejt kemi fjetur, por diçka të madhe siç po e bën kjo, nuk i kam premtuar”.
Deklarata shkaktoi habi, ndërsa Gjesti vazhdoi më tej, duke ironizuar pritshmëritë e Eglit: “Tani një prekje që ia kam bërë, kjo ka menduar që do bëjmë fëmijë aty për aty. S’kam faj unë”.