Gjesti e Rozana hedhin dyshime që Danja është e lidhur jashtë

0
43

Rozana, Klajdi dhe Gjesti kanë biseduar sot me njëri-tjetrin për banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 4”

Ata kanë komentuar deklaratën që bëri dje G-Bani, i cili shprehu pëlqim për Danjën. Gjesti shprehet banori ka gënjyer me këtë që ka thënë.

Klajdi shton se ‘kjo është një situatë e sikletshme dhe nuk beson që del mirë’. Ndërkohë Rozana hedh dyshimet se ‘Danja mund të mos jetë e lidhur jashtë me të vërtetë”.

Këtu Gjesti shprehet se ‘nuk e beson një gjë të tillë’ por shton se po të ishte ashtu ‘po shkon dhe ai ti shprehë një pëlqim’.

E jo vetëm kaq pasi Rozana vijoi duke thënë se duhet ti thonë G-Banit të thyej unazën, po Gjesti u përgjigj se nuk bëhet një gjë e tillë.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Unë kurrë në jetë nuk e kisha bërë, të them pëlqim të rremë, të shprehëm pa lidhje, me rrejt veten

Klajdi: Situata është aq e sikletshme, sa unë pëlqej Rozin, Rozi ka një lidhje jashtë, nuk besoj se del mirë dhe nëse është e vërtetë

Gjesti: Kurrë fare shenje nuk ka se është e vërtetë

Klajdi: E marrim të mirëqenë se është e vërtetë, ajo ka një lidhje jashtë unë i shpreh pëlqim

Rozana: Po ne nuk e dimë nëse Danja është e lidhur jashtë

Gjesti: Nuk ka arsye me rrejt Danja

Klajdi: Ka, të mbajë meshkujt larg, në çdo kuptim

Rozana: Me ba film

Gjesti: Po nëse është rrenë, po shkoj ti shpreh edhe unë pëlqim

Rozana: Edhe unë po shkoj të shpreh një pëlqim

Gjesti: Po unë e shprehi ndryshe, rrezikoj e shkoj e thyej unazën

Rozana: Duhet ti themi G-Banit pse nuk e thyen unazën ti

Gjesti: Nuk thyhet unaza, e me shku me i shpreh pëlqim Livias pas dy javësh

Rozana: Edhe jashtë mund të ta kthejnë unazën

Gjesti: Për me e thyer unazën kot pa lidhje shkoj e ja jap Livias, po nuk kemi asnjë gjë

Rozana: Edhe unë e thyej e ja jap G-Banit, ti them kam interes për ty

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here