Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se pa asnjë votë kundër Gjermania ka votuar pro njohjes së patent shoferëve në Kosovë, shkruan IndeksOnline.
Ajeti tha se kjo flet shumë për marrëdhëniet e Kosovës dhe Gjermianisë.
Ai bëri të ditur se ky vendim mori 69 votat e përgjithshme të Bundesratit.
“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani. Me Ministrin e Transportit të landit Baden-Ëürttemberg, z. Ëinfried Hermann, i cili gjatë fjalës së tij në Bundesrat, bëri thirrje për votim të marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona”, shkroi Ajeti./IndeksOnline/