Gjermania thirrje Kurtit e Vuçiqit: Është e vështirë, por duhet të gjeni kompromis dhe të ecni drejt BE-së

0
229

Ambasadorja e Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad, ka thënë se Gjermania u bënë sërish thirrje Kosovës e Serbisë për kompromis.

Ajo ka thënë se të dyja palët duhet ta bëjnë këtë në mënyrë që të ecin në rrugën përpara drejt BE-së

“Unë nuk mendoj se dikush do të thotë – nëse nuk tregoni rezultate deri më 18 mars se është fundi. Nuk është. Ne kemi punuar në diskrecionin e normalizimit të marrëdhënieve për një kohë shumë të gjatë, veçanërisht në disa të fundit. Ne jemi duke u përpjekur të tregojmë realisht se normalizimi mund të arrihet dhe shpresojmë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve të gjejnë një kompromis. Është e qartë se është e vështirë, por të gjejmë një marrëveshje, një kompromis dhe të ecim përpara drejt BE-së”, tha ajo për Tanjug.

Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

Bashkimi Evropian pas takimit të 27 shkurtit, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan për një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi, por nuk pati nënshkrim dokumenti për shkak të mospajtimeve për zbatimin e saj, gjë që do të kërkojë më shumë bisedime.

Kurti dhe Vuçiq priten të takohen sërish më 18 mars në Ohër./GS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here