Gjermania pret zhvillime të mëdha për Kosovën në pjesën e dytë të 2022-ës

0
328

Deputeti gjerman, Christian Petry, nga Partia Socialdemokrate në pushtet (SPD), që bashkë me deputetin  nga partia e të gjelbërve, Boris Mijatoviq, qëndruan për vizitë të shkurtër në Prishtinë, para dy jave kishin takim special me kryeministrin Albin Kurti.

“Folëm dhe për procesin “Ballkani i Hapur”. Është fort e rëndësishme që të kuptojmë pozicionimin e Kosovës dhe opinionin e Kurtit. Megjithatë kjo është çështje e organizimit të  brendshëm. Por, ne si politik gjermane kemi interesa që mos të krijohen struktura që afrimin me Evropën e bëjnë më të zorshëm. Por që të dy nismat mund të përdoren pozitivisht dhe kjo ishte objekt i bisedës sonë”.

Sa për dialogun Kosovë-Serbi, Berlini zyrtar  veç sa i ka kristalizuar qëndrimet e saj.

“Ne i themi JO ndryshimit të kufijve. Ne u themi po strukturave të qëndrueshme shtetërore, sidomos për njohjen ndërkombëtare. Kosova nuk është pranuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, në këtë aspekt ne po kontaktojmë me palë të ndryshme, përfshirë miqtë tanë spanjoll”.

Petry, paralajmëroi veprime serioze të Gjermanisë në raport me marrëdhëniet me  Kosovën dhe pesë shtetet tjera që e përbëjnë Ballkanin Perëndimor.

“Në gjysmën tjetër të vitit do ta miratojmë në Bundestag vendimin e ri që flet për pikëpamjen e Gjermanisë për Ballkanin , dokumenti është duke u punuar. Një dokument i tillë për herë të fundit u miratua më 2004, dhe i cili nuk është fare aktual. Dokumenti i ri flet për rrethanat që janë në rajon sepse secili vend në Ballkan, ka specifikat e tij”, shtoi ligjvënësi i Bundestagut për Klan Kosova.

Qeveria e kancelarit Olaf Scholz, në plan-programin e saj e ka mes tjerash jetësimin e liberalizimit të vizave për  kosovarët.

“Te liberalizimi i vizave unë premtoj më shumë lëvizje por na duhet të presim gjysmën e dytë të vitit për të kuptuar a do të funksionoj apo jo. Në këtë çështje neve na duhen partnerë tjerë evropian si Franca, Holanda apo edhe Danimarka”, tha Christian Petry.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here