Gjermania: Presim zbatim pa kushte të marrëveshjes Kosovë-Serbi

0
153

“Gjermania mirëpret marrëveshjen e arritur në Ohër në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

Kështu kanë deklaruar nga Zyra e Kancelarit të Gjermanisë në një përgjigje me shkrim për RTK-në, të pyetur se cilat janë pritjet e Gjermanisë nga takimi i 2 majit ën Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.

Zyra e Kancelarit gjerman deklaron se ky shtet, mirëpret marrëveshjen e arritur në Ohër, për aneksin e zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan në këtë përgjigje.

“Gjermania rikujton se së bashku me partnerët e saj evropianë dhe ndërkombëtarë, nxit të dyja palët që të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim të gjitha obligimet e tyre përkatëse dhe pa asnjë kusht, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Sipas shtetit gjerman, takimi i radhës i nivelit të lartë më 2 maj është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here