Gjermania mbështet deklaratën e BE-së ndaj Kosovës: Veprimet e njëanshme vetëm i hedhin benzinë zjarrit

0
170

Bashkimi Evropian (BE) tha të dielën se ndihet i shqetësuar për mbylljen e disa komunave paralele serbe në Kosovë së fundmi, dhe i ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që këtë çështje ta zgjidhin në bisedime me Serbinë në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku.

E ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, përmes një shkrimi në “X” e ka mbështetur reagimin e BE-së në lidhje me mbylljen e komunave paralele dhe OJQ-së.

Ai në shkrimin e tij tha se dialogu është vendi i vetëm i përshtatshëm për të adresuar këto çështje.

“Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve. Dialogu i udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është forumi i vetëm i përshtatshëm për të adresuar këto çështje”, ka shkruar Rohde.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here