Gjermania kërkon “lirimin e pakushtëzuar” të tre policëve të kidnapuar nga Serbia

0
170

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka kërkuar lirimin e pakushtëzuar të tre policëve të Kosovës që u kidnapuan nga forcat serbe në veri të mërkurën, raporton Tagesspiegel.

Në një konferencë për media të premten, Baerbock ka vlerësuar si një nga hapat e parë për shtensionim të situatës në veri është “lirimi i pakushtëzuar” i tre policëve të kidnapuar nga Serbia.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të bëjnë menjëherë gjithçka që është e mundur për të qetësuar këtë situatë të pasigurt”, ka thënë Baerbock.

Ajo përsëriti se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Evropë dhe është projekti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të BE-së për ta.

“Ky është prioriteti ynë i rëndësishëm. Ne ju duam në BE. Ne po shkojmë në këtë rrugë me ju dhe jemi në krahun tuaj dhe ju mbështesim me të gjitha forcat tona”, ka thënë ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here