Gjermania i hap rrugë furnizimit me armë të Ukrainës

0
271

Gjermania ka pranuar të dorëzojë armë vdekjeprurëse gjermane në Ukrainë nëpërmjet vendeve të treta.

Ky veprim do të thotë se Holanda do të jetë në gjendje të dërgojë 400 raketa granatahedhëse gjermane në Ukrainë.

Lëvizja shënon një ndryshim të madh në politikën gjermane dhe mund të lejojë rritje të ndihmës ushtarake evropiane për Ukrainën pasi shumë armë në Evropë janë të paktën pjesërisht të prodhuara nga Gjermania, që do të thotë se Berlini ka fjalën e fundit për përdorimin dhe eksportin e tyre.

Kancelari gjerman Olaf Scholz i është referuar vazhdimisht kësaj politike javët e fundit kur refuzoi të dorëzonte armë vdekjeprurëse në Ukrainë./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here